Ari mund të përdoret në luftën kundër kancerit
Shtresa të vogla të arit mund të përdoren në luftën kundër kancerit, ka sugjeruar një studim i fundit.
Shkencëtarët në Universitetin e Edinburgut kanë ardhur në përfundim se metali i çmuar ka rritur efikasitetin e barnave që përdoren për trajtimin e qelizave të kancerit të mushkërive.
Studimi i udhëhequr nga Dr. Asier Unciti-Broceta, ka zbuluar se ari ka aftësinë për të vepruar si katalizator për kimioterapinë.
“Shumica e pronave të arit janë shumë të njohura. Ne kemi përdorur ari për mijëra vjet, sepse është i sigurt, por edhe për nga ana estetike, ai përdoret për restaurimin e dhëmbëve”, ka thënë ai.
“Ari në vetvete nuk u bën asgjë qelizave, prandaj një implant mund të vendoset në tumorin e trurit dhe aty ai nuk do të bëjë asgjë, por ne kemi hartuar pararendës të cilat brenda pajisjes do të bëhen ilaçe.
Përparësia e madhe është se të gjitha organet e shëndetshme nuk do të ndikohen nga kimioterapia”, ka shtuar ai.
Dr. Unciti-Broceta ka shtuar se ende nuk dihet se sa kohë i duhen studimit për të filluar aplikimin e kësaj lloj terapie.
“Nëse do të marrim mbështetjen e ndonjë kompanie farmaceutike, në do të mund ta sillnin atë në treg për së paku 12 vite”, ka shtuar ai.