Argjentina fituese e kupës së botës, Rama: Mbreti i futbollit në tokë e fitoi me ndihmën e mbretit në qiell
Argjentina shpallet kampione bote në finalen e madhe të Botërorit 2022.
Ajo mundi me penallti, me rezultatin 4-2 Francën, duke ngritur kështu trofeun pas 36 vitesh.
Një reagim për këtë fitore ka pasur edhe kryeministri Edi Rama.\
“Këtë kupë të “çmendur” bote mbreti i futbollit në tokë mundi ta fitonte vetëm me ndihmën e mbretit lart në qiell“, shkruan ai teksa publikon foton e mëposhtme.
Hera e fundit që Argjentina kishte fituar kampionatin botëror ishte në vitin 1986. Ndërsa Franca e kishte fituar Kupën e Botës në 2018.