Argjentina fitoi Copa America 2021 pas gati 30 vitesh, pamje nga festa e madhe e lojtarëve dhe stafin

Argjentina fitoi Copa America 2021 pas gati 30 vitesh, pamje nga festa e madhe e lojtarëve dhe stafin

Kombëtarja e Argjentinës ka triumfuar ndaj Brazilit në finalen e madhe të Copa America me rezultat 1-0, duke u shpallur kampion për turneun e viti 2021.

Albiceleste janë kampion të Amerikës së Jugut, pasi kanë arritur t’i mposhtin Selecaon në finalen e zhvilluar në stadiumin ‘Marcana’ në Rio De Janiero.

Goli i vetëm në këtë finale u shënua në minutën e 22-të nga Angel Di Maria, i cili shënoi një supergol me parabolë pas asistimit të Rodrigo De Paul.

Ky triumf i Argjentinës vjen pas rreth 30 viteve, pasi hera e fundit ishte në vitin e largët 1993 dhe gëzimi ishte i madh.

Të prirë nga kapiteni Lionel Messi dhe trajneri Lionel Scaloni, Argjentina festoi me të madhe triumfin ndaj Brazilit.

Emocione, lot gëzimi dhe shumëçka tjetër pati në festën e argjentinasve.

Më poshtë keni disa nga videot më interesante të festës së lojtarëve dhe stafit.

Shpërndaje në: