Ardon Jashari lë shenja në fitoren e Brugge në Kupën e Beligjikës
Ardon Jashari ka asistuar, ndërsa skuadra e tij Club Brugge ka siguruar kalimin në gjysmëfinale të Kupës së Belgjikës.
Club Brugge mposhti skuadrën tjetër elitare të Belgjikës, Leuvenin me rezultatin, 3:0.
Ndeshja çerekfinale e Kupës së Belgjikës u zhvillua të martën mbrëma.
Jashari asistoi për golin e parë të realizuar nga Christos Tzolis në minutën e 23-të.
Tzolis shënoi edhe golin e dytë në minutën e 69-të, kurse i saktë nga penalltia në minutën e 86-të për 3:0 ishte Michael Skoras.
Jashari u zëvendësua në minutën e 86-të./GazetaExpress