Ardian Nuhiu flet pas humbjes së parë në kampionat
Ka përfunduar takimi ndërmjet Dritës dhe Prishtinës, duel ky në kuadër të xhiros së 12’të në Superligën e Kosovës në futboll.
Skuadra e Prishtinës ia ka shkaktuar Dritës humbjen e parë këtë sezon me dy gola të shpejtë krejt në fund të takimit, shkruan Periskopi.
Pas ndeshjes foli edhe trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu i cili tha se kishin një lojtar më pak dhe se nuk arritën ta menaxhonin lojë si duhet.
“Djemtë treguan karakter, ndaj Prishtinës nuk është e lehtë të luash me një lojtar më pak nga minuta e 60-të. Arritëm të shënonim golin, por nuk arritëm të menaxhonim lojën dhe epërsinë e krijuar. Na mbetet të fokusohemi tek ndeshjet e tjera”, tha Nuhiu.