Ardi Ajdini nënshkruan me Prishtinë
FC Prishtina është përforcuar edhe me Ardi Ajdinin. Lojtari ka nënshkruar kontratë tre-vjeçare.
Ajdini më parë ka qenë pjesë e 2 Korrikut ku edicionin e fundit i ka regjistruar 25 paraqitje me ekipin në Ligën e Parë dhe një ndeshje në Kupën e Kosovës teksa e ka realizuar një gol.
19-vjeçari një edicion më parë (2020/21) ka luajtur edhe te Besa e Pejës në Superligën e Kosovës teksa është paraqitur në 30 ndeshje dhe e ka realizuar një gol.
Ajdini që është produkt i 2 Korrikut ka qenë pjesë e Kosovës U-17, U-19 dhe U-21.
Ardi është shprehur i lumtur që i është bashkuar Prishtinës. Për faqen zyrtare të klubit, ai ka deklaruar:
“Ndjenja e të luajturit me Prishtinën – Për mua si prishtinas është kënaqësi dhe ndjehem i nderuar dhe i privilegjuar të jem pjesë e klubit të qytetit tim dhe gjithashtu edhe klubit më të madh në vend. Prishtina është klubi më i trofeshëm në Kosovë dhe puna e neve futbollistëve është që të angazhohemi maksimalisht që të kthehemi në krye të tabelës. Objektivi im është që ta shpaguaj besimin që klubi e ka treguar ndaj meje, unë do ta jap më të mirën nga vetja. Primare mbeten sukseset si ekip. Tifozëve të Prishtinës posaçërisht “Plisave” ju premtoj se do ta jap 100 përqind nga vetja dhe së bashku me shokët e ekipit dhe trajnerët do të arrijmë ta rikthejmë ekipin aty ku e ka vendin, në krye të tabelës”.