Ardhja e Lukakut shtyhet për nesër – Tifozët e Interit presin kot në aeroport
Tifozët e Interit po prisnin me padurim ardhjen e Romelu Lukakut. Qindra tifozë ishin grumbulluar në aeroportin Linate, për të mirëpritur sulmuesin belg, por ky i fundit nuk erdhi.
Gjithçka nisi pas fjalëve të Marottas, i cili u shpreh para mediave se Lukaku do të mbërrinte ditën e sotme.
Deri më tani nuk ka asnjë shenjë të Lukakut dhe personat e brendshëm kanë njoftuar tifozët e pranishëm se nuk ka më asnjë fluturim nga Londra për në Milano.
Pra, në këtë pikë belgu do të zbarkojë në mëngjes dhe me siguri do të shkojë direkt në kontrollet mjekësore, duke shmangur zhurmën e tepërt.