Arbri nuk i reziston Anës, fillon të zhvishet
Puntata e sotme e “PërPuthen” iu dedikua takimit të Anës me Arbrin. Kjo është hera e parë që Ana zgjedh të njëjtin mashkull në emision për një takim të dytë, ndërsa thotë se kjo erdhi për shkak se me Arbrin ndjehet mirë, e madje pranon se mes tyre ka kimi.
Por e pyetur se si shkoi ky takim i dytë mes tyre, ajo tha se nuk mban mend thuajse asgjë, për shkak se gjatë takimit kishin konsumuar verë.
Megjithatë, duket qartë se mes tyre ka një pëlqim, por nuk dihet ende nëse Arbri do të jetë zgjedhja e Anës edhe për një takim të tretë.
Nuk kanë munguar prekjet e përqafimet mes Anës e Arbrit në takimin e tyre të dytë. Mes tyre duket qartë tërheqja, ndërsa Arbri ishte i përfshirë tërësisht tek Ana, ndërsa nuk i kurseu komplimentet dhe ndonjë ledhatim të lehtë. E madje, në një moment ai thotë me shaka: “a ka mundësi t’i fikni këto kamerat?”
Dialogu: Ana: Të pëlqejnë femrat natyrale? Arbri: Më pëlqejnë dhe pak ekstravagante, sidomos ky nishani këtu (e prek në faqe) Ana: Të pëlqejnë ekstravagante? Arbri: Ej a ka mundësi t’i fikni këto kamerat…