Arbnor Muja pëson lëndim të rëndë në krah, pritet të mungojë 4 deri në 6 javë

Arbnor Muja pëson lëndim të rëndë në krah, pritet të mungojë 4 deri në 6 javë

Sulmuesi nga Kosova, Arbnor Muja ka pësuar një lëndim të rëndë në krah me skuadrën e tij, Royal Antwerp.

Sipas raportimeve thuhet se sulmuesi kosovar do të mungojë gjatë me skuadrën blege, por që pritet të kthehet në mars për ndeshjet e Kosovës, shkruan Periskopi.

Lëndimi që ai ka pësuar i duhet hiç më pa se 6 javë për t’u shëruar plotësisht.

Kujtojmë se aktualisht Muja ka zhvilluar 14 ndeshje për klubin e ri, ka shënuar 2 gola dhe ka asistuar një herë.

Shpërndaje në: