Arbi Pupovci përmirëson rekordin personal në Kollashin të Malit të Zi
Skitari kosovar, Arbi Pupovci ka përmirësuar rekordin e tij përsonal që kishte arritur më parë.
Në garat ndërkombëtare “Montenegro FIS CUP” të mbajtura sot në disiplinën e Sllallomit(SL) në Kollashin të Malit të Zi, skiatori ynë Arbi Pupovci ka arritur 99.30 pikë të FIS-it, duke përmirsuar kështu pikët Olimpike në disiplinën e Sllallomit(SL) për Lojërat Olimpike Dimërore Pekini 2022
Në këtë garë morri pjesë edhe Drin Kokaj i cili arriti të dal i 54. Ndërsa në po të njejtën disiplinë në kategorinë e femrave, Kiana Kryeziu doli e nënta kurse Arba Pupovci e 14-ta.