Arbër Zeneli në mesin e më të paguarve te klubi francez – kjo është paga e tij
Arbër Zeneli ka qenë një prej futbollistëve më të spikatur te Kombëtarja e Kosovës dhe klubi i tij, Reims, këtë vit.
Paraqitjet e tij konsistente me Reimsin kanë ndikuar që ai ta fitojë besimin e Bernard Challandes, i cili e ka aktivizuar atë rregullisht te Kombëtarja.
Para ndeshjeve që “Dardanët” i zhvillojnë gjatë qershorit, kundër Malit të Zi dhe Bullgarisë, Periskopi ka mësuar pagën e saktë të tij te Reims, shkruan Redaksia.
Zeneli ka kontratë pesë-vjeçare me klubin francez, me një pagë sezonale neto prej 482,000 eurove.
Nëse e zbërthejmë këtë shifër në pagë javore, atëherë i bie që Zeneli të përfitojë 9,615 euro çfo shtatë ditë.
Përndryshe, Zeneli është lojtari i katërt më i paguar te klubi i tij, pas Bjorn Engels, Abdul Rrahman Baba dhe Hyun-jun Suk. /Periskopi.com/