Arbër Zeneli i papërmbajtshëm, gol dhe asist (VIDEO)

Periskopi.com Sporti

Heerenveen pësoi humbje 4 me 3 nga Ingolstadt në miqësoren e zhvilluar sot. 

Por pozitive mbetet paraqitja e Arbër Zenelit, i cili shënoi gol të bukur nga gjuajtja e lirë dhe asistoi, përcjell Periskopi.

Në minutën e 49-të, anëtari i Kosovës shënoi për epërsinë e ekipit të tij (2:1), ndërsa në të 67-tën asistoi te shoku i tij i skuadrës, Michel Vlap, që shënoi për 3 me 2.

Megjithatë, deri në fundin e ndeshje gjermanët shënuan dy gola dhe përmbysën gjithçka.

Zeneli në pjesën e parë të sezonit ka shënuar katër herë dhe ka dhënë 10 asiste, duke konfirmuar se është në formë të jashtëzakonshme. /Periskopi

Shpërndaje në: