Arbër Behluli: Nga zemra e Drenicës, mbështetja qytetare për vizionin tonë #MaMirë dhe për Bedri Hamzën si Kryeministër po rritet çdo ditë e më shumë
Kandidati i PDK-së për deputet, Arbër Behluli u mirëpritë në Skenderaj nga Sami Lushtaku e Xhevahir Geci.
Ai në Facebook ka thënë se është nder që me mbështetjen e tyre është një shtysë për të vazhduar rrugëtimin.
Postimi i plotë:
Në Skenderaj, në shtëpinë e PDK-së, pata kënaqësinë të mirëpritem nga Sami Lushtaku dhe Xhevahir Geci. Mbështetja e tyre e sinqertë është një nder i madh për mua dhe një shtysë e fuqishme për vazhdimin e rrugëtimit tonë përpara.
Nga zemra e Drenicës, e në çdo komunë të Kosovës, mbështetja qytetare për vizionin tonë #MaMirë dhe për Bedri Hamzën si Kryeministër po rritet çdo ditë e më shumë.
Faleminderit për besimin! Bashkë – drejt fitores më 9 shkurt.