Arbenita tha se nuk ka bërë ndëhyrje në fytyrë, doktoresha ruse ia publikon fotot

Arbenita tha se nuk ka bërë ndëhyrje në fytyrë, doktoresha ruse ia publikon fotot

Pas fotografive që bën ‘zhurmë’, ka reaguar edhe doktoresha e klinikës ruse.

Arbenita Ismajli është emër shumë i përfolur në botën e shoubizit shqiptar, që prej lidhjes me reperin Fero, shkruan lajmi.net.

Ajo është modele dhe ka pozuar për marka të njohura, ndërsa vazhdimisht realizon fotosesione të reja.

Modelja shfaqet natyrale dhe komentohet shumë për dukjen, por javë më parë një klinikë pretendoi se ajo kishte kryer ndërhyrje në fytyrë.

Në fotografitë e ndara “Para dhe pas”, klinika ruse pretendoi se Arbenita kishte kryer ndërhyrje në hundë, drejtim nofulle dhe realizoi trendin e ri të kozmetikës “sytë dhelpër”.

Pas kësaj kishte reaguar Arbenita, e cila hodhi poshtë pretendimet dhe tha se bukuria e saj rrjedh nga gjenet.

Por, së fundi reagoi doktoresha e klinikës ruse, të cilën dikush nga ndjekësit e pyeti se a postojnë fotografi të dikujt që nuk ishte në klinikën e tyre, duke specifikuar emrin e modeles.

“A publikon foto të ndonjë personi që s’ka qenë në klinikën tënde? Arbenita Ismajli thotë që fotot e saj janë të rreme”, ishte pyetja.

Kurse, ajo u përgjigj “Unë nuk publikoj foto të pavërteta, vetëm foto të punës time”.

Shpërndaje në: