Arben Gashi: Sipas Kurtit hetimi parlamentar duhet të ndalohet, sepse i nxjerr në pah Martinat, Ngagipat, Rozetat

Arben Gashi: Sipas Kurtit hetimi parlamentar duhet të ndalohet, sepse i nxjerr në pah Martinat, Ngagipat, Rozetat

Shefi i GP të LDK-së, Arben Gashi ka kritikuar kryeministrin Kurti pasi që partia e tij ka vendos mos me mar pjesë në debate televizive.

Gashi ka thënë se është e qartë se Kurti nuk dëshiron të jap llogari se zbardhet dështimi i tij.

 

Postimi i plotë:

Në Parlament i ik debatit. Në interpelanca nuk paraqitet. Komisionet hetimore parlamentare i paralizon. Debateve televizive iu shmanget. Dhe së fundmi, i paska ndaluar gjithë ekipin garues të LVV-së që të mos paraqiten askund.

Sepse për të:
👉 Llogaridhënia parlamentare nuk duhet të bëhet.
👉 Hetimi parlamentar duhet të ndalohet, sepse i nxjerr në pah Martinat, Ngagipat, Rozetat – hajnat që fshihen pas skemave të tij.
👉 Debati parlamentar dhe televiziv ia zbardh përgjegjësinë e dështimeve.

Ky është Albin Kurti dhe kjo është qeverisja e tij 4-vjeçare. Tashmë është e qartë: Kosova ka nevojë për ndryshim!

Koha është për veprim – bëhu ndryshimi!

Shpërndaje në: