Arben Gashi: Përkrahja që morëm sot në Viti tregon qartë fuqinë dhe besnikërinë e pathyeshme ndaj LDK-së
Kandidati për deputet nga LDK-ja, Arben Gashi ka thënë se morën mbështetje të madhe nga qytetarët e komunës së Vitisë.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Gashi vlerësoi se kjo mbështetje e qytetarëve “tregon fuqinë dhe besnikërinë e pathyeshme ndaj LDK-së”.
“Një pritje madhështore nga njerëz të jashtëzakonshëm, të cilët gjithmonë kanë qenë shtylla e vlerave tona demokratike”, shkroi Gashi mes tjerash
Postimi i plotë:
Pritje madhështore në Viti!
Energjia dhe përkrahja që morëm sot në Viti tregojnë qartë fuqinë dhe besnikërinë e pathyeshme ndaj LDK-së. Një pritje madhështore nga njerëz të jashtëzakonshëm, të cilët gjithmonë kanë qenë shtylla e vlerave tona demokratike.
Faleminderit për mikpritjen dhe mbështetjen e palëkundur! #LDK124 #ArbenGashi14 #Viti #BashkëPërTëArdhmen
Pritje madhështore në Viti!
Energjia dhe përkrahja që morëm sot në Viti tregojnë qartë fuqinë dhe besnikërinë e…
Posted by Arben Gashi on Saturday, February 1, 2025