“Arbana Xharrën e kam rrahur unë”

“Arbana Xharrën e kam rrahur unë”

Kur Arbana Xharra aderoi në PDK, isha ndër të rrallēt që i dola në mbrotje.

I besoj Arbanes mē shumë se shumicës së politikanëve aktual. Është dëshmuar si gazetare e guximshme dhe person që di të mbroj kauzat.

Në të njëjtën kohë, e kam mike.

Por, arsyeja e vetme që e kam mbrojtur, ka qenë se thellësisht besoj që në një shoqëri primitive si kjo e jona; diskursi i tillë, sharjet, fyerjet, kritikat që janë përdorur kundër Arbanës, sjellin këtë rezultat. Dhunën.

Pastaj, dhuna sjell vetëm dhunēn, dhe arrijmë te situata ku bëhen dy duar për një kokë.

Normalisht, i forti gjithmonë fiton dhe ka të drejtë.

Klani fiton dhe pastaj e dhunon individin, rrethin dhe shtetin.

I vjedh votat dhe na uzurpon jetën!

Kjo po ndodh te ne. Individët dhe klanet po e dhunojnē krejt shtetin. Secili prej nesh e din këtë.

Jemi shoqëri e dhunës, shantazhit, poltronizmit dhe idiotizmit.

Jemi shoqëri ku intelektuali është më idiot se primitivi.

Kemi mbrojtur të keqën dhe kemi taktizuar, kur nuk është dashur – që prej pasluftës. Për interes, patriotizëm të rrejshëm dhe budallaki.

Të gjithë ne.

2.

Gruaja te ne shqiptarët, gjithmonë e ka pasur vendin e privilegjuar. Ka qenë dhe është shtyllë e familjes dhe shoqërisë. Ēshtë e shenjtë!

Prandaj është e paprekshme – edhe me kanun.

3.

Kur ka aderu Arbana në PDK, nuk ka qenë momenti me e thënë. Tash po e them: ja di për nder që si shok që më ka, nuk është konsultuar me mua para se me aderu.

Sigurisht që e kisha dekurajuar me hy në një parti poltike e cila është në pushtet qe 10 vite – parti që si më e madhja që është, bart edhe përgjegjēsinë më të madhe pēr gjendjen në të cilen jemi.

Por, ja respektoj të drejtën e përzgjedhjes së partisë politike Arbanës dhe secilit individ.

Madje edhe luftoj për këtë kauzē.

4.

Jam i bindur qē njē pjesë e shoqërisë si kjo e jona, duhet të qëndroj jashtë politikës.

Hynë nē valle, duhet të vallëzosh.

Individi në shoqëri primitive, bēhet pjesë e lojës dhe primitivizmit.

Prandaj, pēr momentin, nuk besoj që me hyrje në politike si individ, mund ta ndryshosh shoqërinë.

Shoqërinë e cila rrah Arbana Xharrën!

 

Shpërndaje në: