Arbana Osmani konfirmon rikthimin në ekran

Arbana Osmani konfirmon rikthimin në ekran

Arbana Osmani, në një intervistë për “T7”, sigurisht që nuk i ka shpëtuar pyetjes së rikthimit në ekran, ku ka konfirmuar se shikuesit do ta shohin shumë shpejt.

 

Arbana saktësoi se nuk ka asgjë konkrete për faktin se është përfolur që do të moderojë “Big Brother VIP Kosova 3”.

“Nuk ka absolutisht asgjë konkrete. Por, me kënaqësi do të jem para audiencës, qoftë në Kosovë, qoftë në Shqipëri”.

Moderatorja theksoi se do të rikthehet shpejt në ekran, në periudhën e shtator-tetorit.

“Në sezonin e ri, edhe unë do të jem në ekran”, tha ajo e buzëqeshur.

Arbanën duket se e përndjekin kudo pyetjet për “BBVA/VK”. Rishtazi, një ndjekës/e e ka pyetur nëse do të moderojë “Big Brother-in” këtë vit dhe Arbana ia përgjigj se “e rëndësishme është të mos heqësh dorë”, duke nënkuptuar ndoshta se ajo nuk heq dorë, ose njerëzit që e pyesin vazhdimisht nuk heqin dorë.

Arbana Osmani konfirmon rikthimin në ekran

Shpërndaje në: