Apple thyen rekord, bëhet kompania e parë publike që arrin vlerën 1 trilionë dollarë

Periskopi.com Tech & Auto

Apple është bërë kompania e parë publike në botë, vlera e së cilës ka arritur në një trilion, raporton Periskopi.

Kapitalizimi i tregut i krijuesit të iPhone arriti shifrën historike sot pasdite në Nju Jork pasi aksionet e saj u rritën mbi 207 dollarë për aksion.

Stoku është rritur rreth 9 për qind që nga e marta, kur edhe është raportuar për rezultate edhe më të mira se që është pritur për tre muaj, deri në qershor.

Masa e Apple është rritur më shumë se 50,000% që kur u regjistrua në vitin 1980. Kjo krahasohet me një ngritje (të thjeshtë) prej 2,000 për S & P 500 në të njëjtën periudhë./Periskopi 

Shpërndaje në: