Apple shënon të hyra prej 52,6 miliardë dollarësh, pret rritje edhe për 35 miliardë
Apple ka publikuar rezultatet financiare për tremujorin e saj të katër fiskal.
Kompania nga Kupertino ka lajmëruar të hyra prej 52,6 miliardë dollarësh ndërmjet korrikut dhe shtatorit, që paraqet rritje prej 12% në nivel vjetor, transmeton KosovaPress.
Shitja ndërkombëtare përbën 62% të këtyre të hyrave. Sipas të dhënave nga raporti, Apple ka shitur 46,67 milionë iPhone; 10,3 milionë iPad dhe gjeneroi 8,5 miliardë dollarë përmes Services në tremujorin fiskal.
Kjo paraqet rritjen më të madh të të hyrave për Services, në të cilën përfshihen AppleCare, Apple Pay, licencimet dhe shërbimet tjera.
Ndryshe, Apple pret rritjen e të hyrave prej 84-87 miliardë dollarësh.