Apple shënon rënie të të ardhurave për herë të parë pas 13 vitesh

Apple shënon rënie të të ardhurave për herë të parë pas 13 vitesh

Gjiganti i teknologjisë Apple njoftoi se në çerekun e dytë të vitit financiar 2016 e cila i përket periudhës prill-qershor të këtij viti ka shënuar rënie të fitimit dhe të ardhurave neto

Në deklaratën e Apple-s, thuhet se në periudhën e lartpërmendur fitimi neto në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ka regjistruar rënie prej 27.1 përqind që kap shifrat në 7.8 miliardë dollarë. Kompania në çerekun e dytë të vitit financiar 2015 shënoi të ardhura neto prej 10.7 miliardë dollarë.

Gjithashtu të ardhurat e kompanisë në çerekun e dytë të vitit financiar 2016 në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar shënuan rënie prej 14.5 përqind, gjegjësisht në 42.4 miliardë dollarë. Të ardhurat e Apple në periudhën prill-qershor të vitit të kaluar arritën në 49.6 miliardë dollarë.

Në peridhën janar-mars të këtij viti të ardhurat e kompanisë për herë të parë që nga viti 2003 pësuan rënie dhe për herë të parë në historinë e kompanisë pati rënie në shitjen e iPhone.

 

Shpërndaje në: