Apple prezanton zyrtarisht modelet e reja të iPhone

Periskopi.com Tech & Auto

Është prezantuar telefoni më i ri i kompanisë Apple, iPhone Xs.

Ky telefon, sipas shefit të kompanisë, Tim Cook, është telefoni më i avancuar që ka krijuar ndonjëherë Apple.

Kompania ka thënë se ai është me ekranin më të qëndrueshëm në botë. Është rezistent ndaj ujit dhe vjen me disa versione ngjyrash. iPhone Xs vjen me dy versione ekranesh, 5.8-inç dhe 6.5-inç, që është më i madhi në histori të Apple-it.

Versioni më i madh do të quhet iPhone Xs Max. Telefonat e rinj të kompanisë kanë deri në 512 gigabajt hapësirë të brendshme.

Shpërndaje në: