Apple prezanton edhe orën dhe dëgjueset e reja, këto janë çmiet

Apple prezanton edhe orën dhe dëgjueset e reja, këto janë çmiet

Në konferencën e përvitshme, që u mbajt sot nga Apple, janë mbajtur edhe dëgjueset AirPods Pro si dhe modeli i fundit i Apple Watch.

Një orë e re inteligjente nga Apple, modeli Watch Ultra është i dizajnuar për tu përdorur në terrene të vështira. Rezistencë ndaj ujit deri në 40 metra thellësi, GPS me saktësi të lartë përmes dy frekuencave dhe 60 orë bateri. Ora në shitje nga 23 Shtatori për 799 dollarë.

Ndërkaq, modeli i ri AirPods Pro ka anulim të zhurmave 2 herë më të lartë, 6 orë dëgjim pa ndërprerje, dhe deri në 30 orë jetëgjatësi bateri bashkë me kasën. Në zemër të tyre është çipi i ri H2. Në shitje nga 23 Shtatori për 249 dollarë.

Shpërndaje në: