Apple po punon për iPhone 8, do të jetë diçka ‘e papritur’
Siç shkruan Bussines Insider, iPhone 8 do të ketë një ‘ridizajnim radikal’ nga iPhon-ët e kaluar.
Ende nuk dihet se cilat do të jenë karakteristikat kryesore të iPhone 8, mirëpo disa faqe, përfshirë edhe MacRumors, shkruajnë se iPhone 8 do të ketë një ekran krejtësisht të ndryshëm nga iPhonet që ‘jemi mësuar t’i kemi në dorë’.
Raportohet se tashmë disa modele janë të njohura për zyrën e Apple në Herzlyia të Izraelit.
‘Çdo i punësuar në Apple, selia në Izrael është duke dhënë gjithçka që kërkohet për zhvillimin e produktit të ri’, shkruan Bussines Insider.
“Ajo që po zhvillohet në Izrael, do t’i ndalë të gjitha kritikat e deritashme, të cilat janë bërë lidhur me ngjashmërinë e serive të iPhone-ve”, shkruan B.I.
Burimet që ka kontaktuar B.Insider, nuk kanë dashur të bëhen të njohur për publikun si dhe kanë qenë tepër të kujdesshëm në informacionet që kanë dhënë. Ata kanë thënë se ‘po punohet në zhvillimin e një linje të re produkti’, mirëpo edhe kanë dashur t’i shmangen përdorimit të emrit ‘iPhone 8’. Megjithëse, kur kanë folur për iPhone 8, kanë thënë se ai do të ketë ‘kamerë më të mirë se iPhone 6s dhe iPhone 7″. Sa i përket kamerës, kanë paralajmëruar ‘diçka të papritur’.
Në zyrën e Apple, në Herzliya të Izraelit, punojnë mbi 800 punëtorë të kompanisë. Në këtë zyrë, janë disa nga inxhinierët kryesorë të Apple, të cilët janë përgjegjës për ‘disa nga zhvillimet më të ndjeshme të iPhone’./Periskopi/