Apple po investon rreth 3 miliardë dollarë në LG
Sipas një raporti të ri nga Korenë e Jugut sot thuhet se Apple po investon rreth 2.7 miliardë dollarë në LG Display.
Investimi në thelb do të shërbejë si një pagesë paraprake për panelët e OLED që do të prodhohen në të ardhmen.
Apple ka kohë që thuhet se ka bërë një marrëveshje me Samsung për ekranin OLED të iPhone 8 që vjen këtë vit, por kompanisë tradicionalisht nuk i pëlqen të mbështetet vetëm në një furnizues për një pjesë.
Përveç kësaj, ajo duhet të sigurohet se do të ketë panele të mjaftueshme OLED të rreshtuara për gjeneratat e ardhshme të iPhone. Duke shkuar all-in me OLED do të kërkojë shumë më tepër ekrane nga 2018 e tutje, krahasuar me atë që nevojitet për iPhone 8 në 2017.