Apple me plane për syze të mençura, të ngjashme me Google Glass?
Kompania është ende në fazën e eksplorimit të tregut të syzeve dhe ende nuk dihet kur mund të materializohet një produkt përfundimtar.
Koha më e hershme për zbulimin e një produkti të tillë nga Apple parashikohet të jetë viti 2018, megjithatë, Apple mund të zgjas edhe më shumë këtë projekt ose të vendosë të ndërroj drejtim, njejtë sikur me synimet për tregun e automobilave.
Apple tashmë ka filluar të shfaq interesim në pajisjet e realitetit të shtuar dhe realitetit virtual. Për më shumë, kompania ka punësuar ekspertë të këtyre lëmive.
Siç duket, synimi i Apple është të krijojë një palë syze ‘të mençura’ që do të mund të lidhen me iPhone dhe të japin informacione në xhamin e pajisjeve, duke ndërvepruar kështu me fushën e vizionit të personit që i ka të vendosura syzet.