Apple parashikime të mëdha për 12 muajt e ardhshëm
Çmimi i aksioneve të Apple ra me 9% krahasuar me pikën më të lartë prej 156.10 dollarësh shënuar në Maj, por analisti i Wall Street Brian White beson se kompania ka një shans të artë me debutimin e iPhone 8.
White beson se Apple është ndër kompanitë më pak të vlerësuara në botë. Sipas tij iPhone pritet ta dërgojë vlerën e aksioneve në 202 dollar në 12 muajt e ardhshëm, gjë e cila mund të dërgonte vlerën e tregut të kompanisë në mbi 1 trilion dollar.
Aktualisht vlera e tregut të Apple është 737 miliard dollar.
“Ashtu siç kompania pati rënie në verën e 2013-ës për tu ringritur në nivele rekord në 2015-ën, besojmë se e njëjta gjë po ndodh edhe këtë teksa përgatitemi për ciklin e ri të iPhone që pritet të dërgojë në 202 dollar aksionin në 12 muajt në vijim,” shprehej analisti në fjalë.
Gjatë muajit Maj analisti i RBC Capital Markets tha gjithashtu se në 12 ose 18 muajt e ardhshëm Apple mund të arrijë vlerën e 1 trilion dollarëve. Ai parashikonte një rritje të aksioneve në 192-195 dollar.
Sipas tij iPhone do të jetë një prej katalizatorëve kryesorë që do të lehtësojë rrugën e kompanisë drejt këtij objektivi. Sot aksionet e Apple vlerësohen me 142.73 dollar.