Apple nuk është më kompania më e vlefshme e botës
Apple ka humbur primatin si kompania më e vlefshme në botë pas shitjes së një pjese të aksioneve të saj, shkruan BBC, përcjell Periskopi.
Prodhuesi i gazit dhe naftës nga Arabia Saudite, Aramco, ka fituar vendin e parë ndaj prodhuesit të iPhone herë të parë pas gati dy viteve.
Investitorët kanë shitur aksionet e në kompani teknologjike teksa ata lëvizin drejt atyre që i quajn si asete më pak të rrezikshme.
Bitcoin, një tjetër kriptovalutë gjigante, gjithashtu ka shënuar rënie të ndjeshme.
Vlerat e aksioneve të Apple ranë për më shumë se 5% në New York të mërkurën për të përfunduar ditën tregare me një vlerë të tregut prej 2.37 trilionë dollarësh.
Kjo bëri që ta humë vendin si kompania më e vlefshme në botë, ku vendin e saj e zuri Aramco nga Arabia Saudite, vlera e së cilës arriti në 2.42 trilionë dollarë. /Persikopi/