Apple njofton se do të ngadalësojë iPhone-t e blerë vetëm një vit më parë
Njoftimi i Apple për të ngadalësuar performancën e iPhone është rishfaqur pasi kompania zbuloi përditësimin e saj të fundit iOS, e cila sjell ngadalësimin e iPhone-ve të blerë vetëm një vit më parë.
Apple, e cila u godit nga reagime të shtuma të konsumatorëve, kishte thënë se nuk ka nevojë për të sjellë ‘funksionin e menaxhimit të performancës’ në telefonat e tyre të fundit.
Megjithatë, përditësimi i fundit iOS 12.1 i lëshuar të martën, zbulon se Apple ka sjellë tipar të dyshimt tek iPhone X, iPhone 8 dhe iPhone 8 Plus – të cilët u lansuan vetëm një vit më parë.
Tani rrjedhin shumë akuza rreth Apple për ‘vjetërsimin e ndërtuar’ që në mënyrë efektive i detyron përdoruesit të blejnë një telefon të ri.
Ndërkohë, ndërsa softueri bëhet më i avancuar, ai vë më shumë lodhje në baterinë dhe procesorin kur telefoni është në moshë dhe në rastet si kjo mund të shkaktojë ndaljen e telefonit.
Funksioni i menaxhimit të performancës së Apple ngadalëson disa komponentë të sistemit, siç është CPU dhe GPU, pasi bateria pakësohet me kalimin e kohës për të parandaluar mbylljen e rastësishme të pajisjes.
Apple pranoi në njoftimet e lëshimit të iOS 12.1 se funksioni i menaxhimit të performancës do të aktivizohet për modelet e fundit të iPhone-së – shumë prej të cilaëve përdoruesit i kanë në pronësi brenda një viti ose më pak.