Apple në ‘luftë’ me presidentin Trump

Periskopi.com Tech & Auto

Presidenti i SHBA Donald Tramp ka luftuar vazhdimisht për të kthyer prodhimin në tokën amerikane që kur është në pushtet.

Ai po përpiqet të detyrojë kompanitë të punësojnë amerikanë duke futur dogana për të importuar produkte.

Kompania më e vlefshme amerikane dhe më e pasur në botë, Apple, për shkak të futjes së detyrimeve doganore për produktet e importuara nga Kina mund të ketë mjaft probleme, të cilat kryesisht do të pasqyrohen në çmimet më të larta të produkteve të tyre në tregun amerikan.

Këtë javë, administrata Trump njoftoi se do të vendoste tarifat prej 25% në produktet nga Kina. Apple u ka dërguar një letër të hapur autoriteteve duke deklaruar se taksat e reja do të paguhen përfundimisht nga qytetarët amerikanë dhe se ato do të ndikojnë më së shumti në çmimet e brendshme të produkteve të Apple që vijnë nga Kina.

Për më tepër, rritja e çmimeve të produkteve nga Kina do të thotë se kjo kompani është më pak konkurruese në tregjet e brendshme dhe të jashtme.

 

Shpërndaje në: