Apple largon 47.300 aplikacione nga App Store
Sipas të dhënave nga ‘Sensor Tower’, numri i aplikacioneve të larguara te App Store nga Apple muajin e kaluar është rritur për 238 për qind, pra shifrat kanë arritur në 47.300.
Lojërat janë kategoria më e prekura nga ky spastrim i Apple, pasi 28 për qind e aplikacioneve të larguara vijnë nga ky seksion.
Gjiganti teknologjik ka thënë se pranon 100.000 aplikacione dhe përditësime çdo javë.