Apple fajëson Kinën për uljen e shitjeve
Apple tronditi investitorët me lajmin se shitjet janë ngadalësuar, duke fajësuar ekonominë e dobët të Kinës.
Në një zbulim të papritur, prodhuesi i iPhone tha se parashikonte të ardhura prej rreth 84 miliardë dollarë për tre muaj deri në 29 dhjetor.
Në nëntor parashikoi shitje deri në 89 miliardë dollarë, parashikim që zhgënjeu investitorët. Çmimi i aksioneve të Apple ra me 7% dhe që nga nëntori ka rënë në 28%.
Sezoni festiv është zakonisht tremujori më i fortë i Apple. Por fitimet e markës gjigande ranë me të paktën 5% nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar dhe përfaqësojnë rënien e parë tremujore që nga viti 2016.
Në një letër drejtuar investitorëve të mërkurën, shefi ekzekutiv Tim Cook tha se problemet me shitje, firma i ka kryesisht në rajonin e saj të Kinës së Madhe, ku përfshihen Hong Kongu dhe Tajvani dhe përbëjnë pothuajse 20% të të ardhurave të saj.
“Ndërsa prisnim disa sfida në tregjet kryesore në zhvillim, ne nuk parashikuam madhësinë e ngadalësimit ekonomik, veçanërisht në Kinë,” tha Apple.