Apple e pakënaqur, mund ta ndërpres prodhimin e iPhone X

Apple e pakënaqur, mund ta ndërpres prodhimin e iPhone X

Sipas analistit të njohur nga KGI, Ming-Chi Kuo, iPhone X i Applet nuk është telefoni më i shitur siç ka pritur kompania.

Apple ka planifikuar që të shesë rreth 18 milionë iPhone X për tremujorin e parë të 2018-ës, transmeton Koha.net. Kjo i bie të jetë shumë më pak sesa parashikimi i bërë në fillim nga disa analistët. Ata kanë parashikuar që shitjet e këtij telefoni të avancuar të arrijnë shifrën 20 deri 30 milionë.

Për tremujorin e dytë të 2018-ës, Ming-Chi Kuo pret që Apple të shet rreth 13 milionë iPhone X. Ai beson se arsyeja për këtë performancë të dobët të tregut mund të jetë cikli i zëvendësimit më të gjatë të Kinës, raporton Phone Arena. Duket se Apple mund të mos ketë goditur me të vërtet tregun e kontestuar kinez. Pritjet e analistit Kuo vijnë në kontrast të thellë me të dhënat e fundit nga Kantar Worldpanel, ku treguan se iPhone X ishte pajisja më e shitur në Kinë.

Dizajni i iPhone X-it thuhet të jetë arsyeja tjetër e mundshme për shitjet e tij me performancë të dobët: pjesa e poshtme e telefonit është thënë se ka ‘lodhur’ konsumatorët vendas sepse e konsiderojnë si hapësirë e humbur.

Dashuria e pafund e Kinës për pajisjet e volitshme Android është përmendur si një arsye tjetër e mundshme për dështimin e iPhone X në dominimin e tregut.

E gjithë kjo ka bindur Ming-Chi Kuon se Apple do të ndërpresë prodhimin e iPhone X-it këtë verë dhe do të fokusohet vetëm në serinë e ardshme të iPhonet.

 

Shpërndaje në: