Apple do të lëshojë në treg një iPhone të ri
iPhone i “lirë” pritet të lëshohet në treg në mars të këti viti dhe kushton vetëm 472.38 euro.
Duke u bazuar nga raportet e reja, iPhone pritet të lëshojë në treg një telefon më të lirë dhe të vogël për dallim nga telefonat aktual, raporton “The Sun”.
iPhone-ët e tanishëm kanë një kosto mjaft të lartë duke arritur vlerën prej 1775.85 euro dhe kjo shifër është jo e arritshme për të gjithë ata që preferojnë këtë lloj telefoni, kështu vlera e telefonit të ri do të jetë 472.38 euro.
Dizajni do të jetë i ngjashëm me iPhone 8 duke përfshirë ekranin me prekje. Ky do të jetë telefoni më i lirë që nga iPhone SE në 2016.