Apple bllokon aplikacionin “Fëmijët e Pasur” (Foto)
Aplikacioni u krijua nga Juraj Ivan e Michal Harustiak në tetor dhe anëtarët paguanin nën 1 mijë paund në muaj për të postuar ekskluzivisht fotot e tyre.
Dizenjuesit pranuan se ata u frymëzuan nga “Fëmijët e Pasur të Instagram”, llogari që i tregonte botës jetën luksoze me jahte private në Karaibe e festa me shampanjë.
Por pasi llogaria u akuzua se shfaqte milionerë falsë, dyshja vendosi të “fshinte” mashtruesit me aplikacionin e tyre.
Sipas The Times, një burim i afër i Apple tha se aplikacioni u ndalua pasi cënonte kushtet e vendosura.