Apnea e gjumit, fëmija në rrezik nëse gërhet natën

Apnea e gjumit, fëmija në rrezik nëse gërhet natën

Apnea e gjumit prek 3% të fëmijëve: çrregullimi nuk është i parrezikshëm, sepse krijon probleme nëmënyrë spontane dhe në afat të gjatë kohor. Nëse foshnja gërhet gjatë natës, ka pushime në frymëmarrje gjatë gjumit, duket i lodhur gjatë ditës, edhe pas një nate të qetë ka performancë të ulët në shkollë, mund të vuajë nga apnea e gjumit.

Rëndësia e të fjeturit mirë

Gjumi është një nevojë jetike dhe shërben për të mundësuar zhvillimin e duhur konjuktiv. Në fakt, gjatë natës, truri qëndron aktiv dhe kryen një lloj mbështetjeje për aktivitetet. Duke fjetur keq, sidomos në moshë të vogël, nuk lejon të riorganizosh dhe të lidhësh informacionin dhe përvojat e marra gjatë ditës. Nëse nuk trajtohet, atëherë fëmijët zhvillojnë obezitet, letargji, probleme të përqendrimit, nervozizëm, probleme të zemrës, tension të lartë të gjakut dhe ulje të efikasitetit të sistemit imunitar. Gjithashtu, zhvillimi i disa qelizave të trurit dhe aftësive njohëse mund të ndikohet nga mungesa e oksigjenit që ndodh gjatë apnea. Është demonstruar nga studime të ndryshme shkencore se çrregullimet e gjumit të fëmijës, nëse nuk trajtohen siç duhet, vazhdojnë edhe pas 18 vjetësh.

Shkaqet e apneas

Shkaku më i zakonshëm i apneas gjumë për fëmijët është rritja në madhësinë e bajames, e cila mund të hiqet me kirurgji, nëse mjeku e sheh të përshtatshme.

Një zhvillim i dobët i nofullës ose një nofulla shumë e ngushtë dhe obeziteti mund të jenë faktorë të tjerë të rrezikut.

Ta dini!

Prindërit mund të regjistrojnë një video, ndërsa fëmija fle për të ndihmuar mjekun në përcaktimin e diagnozës.

Shpërndaje në: