Aplikacioni i ri Microsoft ndihmon të prekurit nga verbëria e ngjyrave

Aplikacioni i ri Microsoft ndihmon të prekurit nga verbëria e ngjyrave

Në rastet ekstreme, njerëzit vendosin syze me refleks që ndryshojnë ngjyrat që ato shohin, por shumica nuk shqetësohen shumë. Tani një aplikacion i ri nga Microsoft do ta bëjë më të lehtë për këdo me verbëri ngjyrash që ta shikojë botën pak më qartë.

Aplikacioni quhet Color Binoculars dhe përdor kamerën e telefonit si një lente.

“Është një aplikacion që ndihmon njerëzit me verbëri ngjyrash që të dallojnë kombinimet e ngjyrave që më parë ato nuk do të ishin të aftë ti dallonin ose do të kishin vështirësi,” thotë krijuesi i tij Tom Overton në një blog në Microsoft.

“Për shembull, meqë unë kam vështirësi të dalloj mes të kuqes dhe jeshiles, aplikacioni i jonë e bën të kuqen më të ndritshme dhe jeshilen më të errët në mënyrë që diferenca të jetë më e dukshme. Zëvendëson kombinimet e vështira të ngjyrave, si të kuqen dhe jeshilen, me kombinime më të dallueshme, si rozë dhe jeshil.”

Aplikacioni nuk mund të shërojë verbërinë ndaj ngjyrave, por do të bëjë më të lehtë që të dallohen ngjyrat.

Gjithashtu aplikacioni lejon edhe ato që nuk janë të prekur nga kjo gjendje, që të shikojnë se si duket bota në sytë e një njeriu që nuk i dallon ngjyrat. Ju mund ta shkarkoni aplikacionin Color Binoculars nga App S

Shpërndaje në: