Aplikacioni që shpërblen shoferët që s’përdorin celularë gjatë vozitjes
Driving Barista ka realizuar një bashkëpunim me Toyota, Komeda Co Ltd dhe KDDI Corporation për këtë projekt. Për të detektuar nëse ju e përdorni apo jo telefonin gjatë kohës që drejtoni makinën, një ndjesor në telefonin tuaj e njofton aplikacionin nëse celulari është ndezur ose jo gjatë kohës që makina ishte në lëvizje. Në qoftë se GPS regjistron 100 kilometra ku ju nuk keni përdorur celularin, atëherë ju shpërbleheni me një filxhan kafeje falas. Shoferët mund t’i marrin dhuratat e tyre në çdo dyqan Komeda në Japoni.
Ndërsa nëse ju keni bërë për shembull 99 km, dhe pastaj e ndizni celularin, ato kthehen edhe një herë në zero, dhe numërimi fillon nga fillimi. Aplikacioni ofrohet në Android dhe iOS.