Aplikacioni i njohur tërhiqet nga App Store për shkak të përmbajtjes së papërshtatshme

Appletërhoqi aplikacionin Telegram nga dyqani i saj për shkak të “përmbajtjes së papërshtatshme” në atë platformë, tha themeluesi dhe CEO i Telegramit Pavel Durov.
Shërbimi i enkriptimit të Telegramit u themelua nga vëllezërit Nikolai dhe Pavel Durov në vitin 2013.
Aplikacioni është sulmuar disa herë nga kritikët e shumë vendeve, me argumentin se shpesh përdoret nga bashkëpunëtorët e shtetit islam.