“Apetit Group” përfshihet nga zjarri, gjatë këtij viti i plasi skandali ku dyshohej se shiste mishin brazilian si të ishte i Kosovës

“Apetit Group” përfshihet nga zjarri, gjatë këtij viti i plasi skandali ku dyshohej se shiste mishin brazilian si të ishte i Kosovës

Sot në orët e hershme të mëngjesit fabrika më e madhe e mishit në Kosovë “Apetit SH.P.K” është përfshirë nga zjarri, shkruan Periskopi.

Fabrikës”Apetit shpk” në prill të këtij viti i ishte publikuar një skandal, ku dyshohej se importonte mish nga Brazili dhe po e shiste në Shqipëri sikur të ishte prodhim i Kosovës.

Për ta shitur mishin në këtë formë, sipas raportimeve të një mediumi në Shqipëri, fabrika në fjalë e shkrinte mishin 24 orë përpara, për ta bërë të duket si ‘mish i freskët’.

Madje Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë kishte urdhëruar ndaljen e menjëhershme të lëshimit të dokumenteve për eksport për “Apetit shpk” .

“Është formuar komisioni profesional i cili do të bëjë auditimin (gjurmushmërin/përputhshmërinë) e të gjitha hyrje daljeve të biznesit për të vërtetuar dyshimin e ngritur. Po ashtu janë informuar edhe autoritete tjera qe merren me taksat (doganat, ATK)”, pati thënë zëdhënësi i AUVK-së, Lamir Thaçi, në një përgjigje për Periksopin.

Fabrika e mishit përmes komunikatës i kishte quajtur “të pavërteta dhe tendencioze” raportimet për skandalin me mishin brazilian. Ndërsa sa i përket raportimit të mediave shqiptare kishin deklaruar se janë dakorduar që të eksportojnë rreth një ton mish viçi, prodhim i thertores së tyre.

EKSKLUZIVE: Ministri Faton Peci deklarohet për rastin “Apetiti”: Pasoja radikale nëse vërtetohet se mishi i Brazilit u shit sikur të ishte nga Kosova

Shpërndaje në: