Anxhelina Hadërgjonaj shndërrohet në një zeshkane seksi

Anxhelina Hadërgjonaj shndërrohet në një zeshkane seksi

Edhe pse prej kohësh këngëtarja Anxhelina Hadërgjonaj shfaqet si një bionde, e cila tërheq gjithnjë vëmendje me postimet e saj, këtë herë ajo ka vendosur të bëjë një ndryshim në pamje.

Bukuroshja, e cila jeton dhe vepron prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, së fundmi është shndërruar në një zeshkane tërheqëse.

Ajo ka publikuar disa fotografi në llogarinë e saj zyrtare, Instagram, përmes të cilave prezanton dukjen e re.

Krahas pamjes, këngëtarja Hadërgjonaj mori vëmendje edhe me fizikun atraktiv, gjë që e bën të veçohet edhe nga artistet e tjera.

Duke qenë se me këtë stil të flokëve nuk e kemi parë thuajse moti, bukuroshja padyshim se duket në top formë dhe i shkon tejet shumë asaj.

Theksojmë që Anxhelina për festën e Halloween u përfol mjaft shumë, pasi ajo dhe Beatrix qëndruan për të kremtuar në Paris dhe atje kanë pasur mundësinë të takohen me yjet e mëdha të futbollit, si Kylian Mbappe dhe Neymar.

Shpërndaje në: