Anxhelina Hadërgjonaj e nis ditën me një pamje të mrekullueshme nga pushimet

Anxhelina Hadërgjonaj e nis ditën me një pamje të mrekullueshme nga pushimet

Këngëtarja është shfaqur joshëse në paraqitjen e fundit.

Ajo ka nisur ditën nga pushimet luksoze duke iu dhënë më shumë vëmendje linjave trupore.

Anxhelina Hadërgjonaj ka postuar dy imazhe në llogarinë e saj në Instagram, teksa ka zbuluar pamjen e mrekullueshme nga pushimet por edhe figurën e përsosur.

E veshur me një palë bikini të markës “Fendi”, një kapele artistja është shfaqur pa makijazh derisa ka lëshuar edhe flokët.

Njërën nga fotografitë, ajo e ka postuar me një biçikletë ku shihet se ka vendosur syze dhe një shami në kokë.

“Karma e mirë është estetikja ime”, ka shkruar në mbishkrimin e postimit.

Shpërndaje në: