Anulohet tenderi për furnizimin me ujë të pijshëm në Komunën e Vushtrrisë, Kryetari Idrizi tregon arsyet për Periskopin
Tenderi i cili u pat hapur në fund të muajit prill për ndërtimin e stacionit të pompimit rrjetit primar dhe rezervuarve të ujit në qytete dhe fshatrave për rreth, është anuluar nga Komuna e Vushtrrisë.
E kjo ka ndodh për shkak të disa gjetjeve dhe kërkesës së Njësisë Kërkuese që tenderi me u nda në llote.
Kështu ka thënë për Periskopin, vet kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi.
“Qysh e kam informatën unë, kanë qenë rekomandimet të KRPP, disa rekomandime që është dashur domethënë me disa revitime. Para se me u shpall dërgohet në KRPP në mënyrë mos me pasë probleme, ka pasë disa gjëra të përsëritshme, disa gjetje dhe për qata. Duhet me revitu pak, mandej ka qenë edhe kërkesa e Njësisë Kërkuese me u nda në llote tenderi, për shkak të specifikave, nuk ka kurgjo dicka tjetër”, ka thënë ai për Periskopin.
I pyetur nëse ka ndërlidhje anulimi i tenderit me shkarkimin prej pozitës të drejtorit të prokurimit, kryetari e mohoi këtë.
Idrizi për Periskopin ka thënë se drejtori i Prokurimit është shkarkuar për shkak që i ka kaluar afati i licensës, dhe për këtë nuk mundet me nënshkru më asgjë.
“Drejtori i prokurimit nuk është shkarku, atij i ka kalu licensa dhe s’ka pasë licensë dhe normalisht drejtori i prokurimit pa licensë nuk mundet me nënshkru kurgjo, dhe unë e kam qit te investimet kapitale, dhe aty është drejtoresha e emërume është që kanë qenë qaty zyrtare në prokurim është me licensë, këto ndryshime janë bërë për këtë arsye”, ka thënë kryetari Idrizi.
Kujtojmë, që vlera e këtij tenderi ka qenë 4 milione e 700 mijë euro, për të cilin Periskopi ka raportuar më parë.