Anulohet konkursi famëkeq i KEK-ut

Anulohet konkursi famëkeq i KEK-ut

Është anuluar konkursi i disa javëve më herët i Korporatës Energjetike të Kosovës për plotësimin e 150 pozitave të lira të punës, e për të cilin pati dyshime për dallavere në punësimin e më shumë se 100 personave.

Sipas një njoftimi nga KEK-u të premten, komisioni i pavarur për vlerësimin e procesit të rekrutimit ka rekomanduar që të anulohet procesi duke nisur nga selektimi, rezultatet e testit me shkrim dhe intervistat me gojë për të gjitha pozitat e shpallura dhe për përsëritjen e këtyre fazave për të gjithë kandidatët që i plotësojnë kriteret e parapara me konkurs.

Tutje thuhet se kandidatët e selektuar në fazën e parë do të njoftohen individualisht dhe ata nuk do të kenë nevojë për riaplikim në konkurs.

“Korporata Energjetike e Kosovës siguron opinionin publik dhe të gjithë kandidatët që kanë aplikuar se procesi do të udhëhiqet ne mënyrë transparente, konform ligjeve në fuqi dhe praktikave më të mira. Po ashtu të gjithë kandidatet e selektuar në fazën e parë do të njoftohen individualisht dhe të njëjtit nuk do të kenë nevojë për riaplikim në konkurs”, thuhet në njoftimin e KEK-ut.

Njoftimi i plotë:

 

 

Shpërndaje në: