Anulohen fluturimet e refugjatëve, Departamenti i Shtetit zbaton urdhrin e Trump
Refugjatëve që kishin në plan të udhëtonin në Shtetet e Bashkuara pas një procesi disavjeçar dhe të vështirë u është anuluar fluturimi. Lajmin e bën të ditur rrjeti informativ amerikan, CNN, që citon një memorandum të Departamentit të Shtetit.
Dokumenti në fjalë vjen pak pas urdhrit ekzekutiv të presidentit Donald Trump për të pezulluar pranimin e refugjatëve dhe përbën një tjetër shembull të impakteve të shpejta të vendimeve të tij. Lëvizja pritet të prekë rreth 10 mijë refugjatë që i kishin prenotuar fluturimet.
Sipas CNN, ata pritej të vinin nga vende si Afganistani, Republika Demokratike e Kongos, Venezuela, Siria dhe Birmania./euronews