Anulimi i Listës së çmimit të barnave – Haxhiu: U ndalua zhvatja e qytetarëve nga Qeveria Kurti
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka reaguar pas anulimit të Listës së çmimit të barnave, duke e konsideruar këtë si fitore të qytetarëve, shkruan Periskopi.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haxhiu tha se u ndalu zhvatja e qytetarëve nga Qeveria Kurti.
“Ky anulim vjen pas reagimit të vazhdueshëm që kemi bërë pas publikimit të Listës së cmimeve të barnave, miratuar nga Qeveria Kurti e ku çmimet e publikuara të barnave ishin shumë më shtrenjtë se sa janë aktualisht në barnatore”, ka shkruar Haxhiu ndër të tjera.
Postimi i tij i plotë:
Vendimi për anulimin e Listës së çmimit të barnave është fitore për qytetarët.
Me këtë vendim u dëshmua dështimi i qeverisë Kurti në përpjekjen për të rritur çmimet e barnave në interes të kompanive të caktuara faramceutike dhe në dëm të pacientëve.
Ky anulim vjen pas reagimit të vazhdueshëm që kemi bërë pas publikimit të Listës së cmimeve të barnave, miratuar nga Qeveria Kurti e ku çmimet e publikuara të barnave ishin shumë më shtrenjtë se sa janë aktualisht në barnatore.
Kësaj radhe ja arritëm të ndalojmë zhvatje milionëshe në dëm të pacientëve.
Falenderoj te gjjitha mediat që i kushtuan vëmendje shqetësimit tonë dhe të qytetarëve që kundershtuam rritjen e çmimit të barnave në mënyrë abuzive dhe korruptuese nga ana e qeverisë.
Shikoni të dashur qytetarë se si vetëm në 100 produkte të analizuara qeveria kishte miratuar rritjen e çmimit të barnave, të cilën përkohësisht e ndaluam:
Vendimi për anulimin e Listës së çmimit të barnave është fitore për qytetarët.
Me këtë vendim u dëshmua dështimi i…Posted by Bekim Haxhiu on Friday, June 7, 2024