Antonio Rudiger ishte viktimë e një brutaliteti ikonik të gjyqtarit në finalen e Champions Leagues

Antonio Rudiger ishte viktimë e një brutaliteti ikonik të gjyqtarit në finalen e Champions Leagues

Fansat e Chelseat kurrë nuk do ta harrojnë finalen e Champions Leagues më 2021.

‘Të Kaltërit’ u ndeshën me Manchester Cityn në Porto dhe arritën të sigurojnë trofeun më të rëndësishëm të Evropës, për herë të dytë në histori të klubit, transmeton Periskopi.

Një gol në pjesën e parë nga Kai Havertz mjaftoi për t’ia siguruar fitoren Chelseat.

Ndeshja ishte tejet interesante të shikohet dhe Chelsea me plot meritë triumfoi në fund.

Londinezët gjithmonë u dukën kërcënues kur sulmuan dhe City thjesht nuk arriti të gjejë një mënyrë për ta thyer mbrojtjen kokëfortë të rivalit.

Secili lojtar defanziv i Chelseat atë natë ishte në krye të detyrës, veçanërisht Antonio Rudiger, karriera e të cilit është ringjallur nga Thomas Tuchel.

Dhe përveç që dhuroi një paraqitje të klasit botëror, ish-mbrojtësi i Romës ra viktimë e një momenti brutal nga gjyqtari.

Pas një përplasjeje me Kevin De Bruynen, që rezultoi me detyrim të zëvendësimit të belgut, Rudiger u ndëshkua nga Mateu Lahoz.

Por mënyra si gjyqtari nxori të verdhin ishte vërtetë unike.

Do ta shihni për çka e kemi fjalën më poshtë… /Periskopi.com/

 

 

Shpërndaje në: