Antonio Banderas rezulton pozitiv në Covid-19

Antonio Banderas rezulton pozitiv në Covid-19

Aktori spanjoll e bëri njoftimin në llogaritë e tij në Instagram dhe Twitter.

Aktori spanjoll Antonio Banderas ka testuar pozitiv për koronavirus,  në ditëlindjen e tij të 60-të.

Banderas, i cili është më i njohur për rolet e tij në ‘Desperado’ dhe ‘The Mask of Zorro’, njoftoi diagnozën e tij në mediat sociale.

Aktori zbuloi se po e kalonte ditën në karantinë dhe tha se po përjetonte simptoma të lodhjes.

Banderas siguroi fansat se ai po mundohet të bëj një rikuperim të plotë në të ardhmen e afërt.

Nuk është e qartë se ku aktori me origjinë nga Madridi mori koronavirusin, por, përkthyer nga spanjishtja postimi i tij lexoi: ‘ Ndihem relativisht mirë, vetëm pak më i lodhur se zakonisht’.

Shpërndaje në: