Antoine Griezmann dhe Ousmane Dembele kërkojnë falje për incidentin ku shihen duke u tallur me stafin e hotelit
Sulmuesit e Barcelonës Ousmane Dembele dhe Antoine Griezmann kanë kërkuar falje për një video të publikuar në 2019 e cila ku shihen se tallen me stafin e hotelit në Japoni, por mohuan që komentet e tyre të ishin raciste.
Video, e regjistruar nga Dembele gjatë turneut para-sezonal të Barcelonës në Japoni përpara sezonit 2019/20, u zbulua në mediat sociale dhe tregonte të dy lojtarët duke qeshur me një grup të stafit të hotelit që po punonin për të rregulluar një televizion.
“E gjitha u zhvillua në Japoni. Mund të kishte ndodhur kudo në planet dhe do të kisha përdorur të njëjtën shprehje,” shkroi Dembele në Instagram, transmeton Periskopi
“Prandaj nuk vura në shënjestër ndonjë komunitet. Unë thjesht ndodhë të përdor këtë lloj shprehjeje me miqtë e mi, pavarësisht nga origjina e tyre.
Kjo video është bërë që atëherë publike. Unë vlerësoj se mund të ketë lënduar njerëzit e pranishëm në këto imazhe. Për shkak të kësaj, unë do të doja të kërkoja falje sinqerisht prej tyre.”/Periskopi
❗️Antoine Griezmann and Ousmane Dembélé, in leaked video, appear to be mocking asian technicians in their hotel room who came to fix a technological issue, proceed to mock their looks, language and country’s supposed “technological advance”. pic.twitter.com/9fiBtyZxej
— +Barça (@plusbarca_) July 3, 2021