Anti-kosovarët përshëndeten nga Kampionati Evropian: Rusia i thotë ‘natën e mirë’ Euro 2020

Rusia është përshëndetur nga Kampionati Evropian, pas humbjes shkatërruese 4-1 nga Danimarka në kuadër të Grupit B të Euro 2020, shkruan Periskopi.
Ishte një paraqitje brilante e danezëve, të cilët golat i realizuan përmes Damsagaard 38′, Poulsen 59′, Christensen 79′ dhe Maehle 82′.
Golin e vetëm për rusët e realizoi Dzyuba nga penalltia në minutën e 70-të.
Pas kësaj disfateje, Rusia përshëndetet nga Euro 2020 pasi zë vendin e fundit në Grupin B, ndërsa Danimarka vazhdon tutje nga vendi i dytë. /Periskopi.com/